Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 muaj pas ngritjes së aktakuzës në rastin “Stenta” asnjë seancë e mbajtur

20 muaj pasi është ngritur aktakuza për aferën “Stenta”nuk ka arritur të lexohet as aktakuza e as të mbahet asnjë seancë, mbarëvajtja e se cilës do të pranohej ligjërisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj ky gjykim ende nuk ia ka nisur, edhe pse janë caktuar disa herë disa seanca. Një ishte planifikuar të mbahet në vitin 2016 e tri në vitin 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri herë seancat kanë dështuar për shkak që Prokuroria e Shtetit nuk i kishte plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës. Herën e fundit në maj të 2017 u duk se u mbajt seanca e parë pasi që arriti të lexohet aktakuza, por Gjykata e Apelit e konsideroi si të jashtëligjshme dhe e ka kthyer procedurën në pikën zero.

Prej majit të vitit të kaluar kur ishte caktuar seanca e fundit që Apeli e konsideroi të mbajtur jashtëligjshëm, Gjykata ende nuk ka caktuar seancë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)