Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trupi i Januz Musliut mbërrin në Kosovë, nesër varroset në Konçul

Ka arritur nga Turqia në Kosovë trupi i pajetë i veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Për funeralin e tij janë angazhuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Musliu do të varroset të shtunën në Konçul të Bujanocit, në ora 14:20. 

Për të nderuar Musliun, nesër nga ora 09:30 do të bëhen homazhe në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Kurse gjatë ditës do të bëhet varrimi i tij në vendlindje.

Jonuz Musliu dje ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, përcjell televizioni publik.

Jonuz Musliu ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu Musliu kishte vuajtur disa vite burg në pushtetin e Jugosllavisë, i dënuar për veprimtari atdhetare shqiptare.