Prokuroria e Shtetit është mjaftuar me një komunikatë për media për të mbyllur historinë që e nisi vetë, për prokurorët hakmarrës brenda sistemit Prokurorial të Kosovës.
Konfirmoi për KTV-në, që prokurori i Speciales, Ali Rexha, nisi hetime ndaj zëvendëskryeprokurores së Shtetit, Sevdije Morina dhe kryeprokurorit të Gjilanit, Jetish Maloku, por Rexhën e quajtën mashtrues e hakmarrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më tepër, Prokuroria tha se ai hetoi jashtëligjshëm. Pavarësisht insistimit të KTV-së për të sqaruar situatën, Prokuroria tha se përgjigjet ndodhën në aktvendimin 697/2015 të datës 24 janar 2017. Prokuroria Themelore nuk ia dha KTV-së vendimin.
KTV ka kontaktuar në telefon edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millakun, por ai nuk ka dashur të flasë as për akuzat e Prokurorisë së Shtetit drejtuar vartësit të tij, Ali Rexhës e as për inicimin e hetimeve nga ky i fundit për dy prokurorë që shkelën ligjin, duke i zgjatur vetes mandatin.
KTV ka siguruar mendimin e Këshilltarëve të Ambasadës Amerikane, dërguar Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u sugjerohej që të mos u vazhdohej mandati asnjërit prej anëtarëve që tashmë u kishte skaduar.