Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demarkacioni mbetet pezull, Komisioni e procedoi por Kryesia “s’mund” ta shqyrtojë

Komisioni për punë të jashtme që nga e mërkura ka proceduar në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo letër mban datën e 17 janarit, vetëm dy ditë pasi e njëjta është diskutuar në komisionin për punë të jashtme në krye me Vjosa Osmanin, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse pa rekomandim për votën pro apo kundër, aty thuhet se Komisioni i përcjell Kuvendit për shqyrtim marrëveshjen derisa pika e dytë thotë se arsyetimin në seancë e jep kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani.

Por, zyrtarë në Kuvend thonë se nuk ka se si të shqyrtohet nga Kryesia kur për të nuk ka asnjë rekomandim.

Artan Murati nga KDI-ja thotë se këtu mund të jenë dy çështje, ose problem komunikimi ose zvarritje e qëllimshme deri kur të arrihet një konsensus mes partive për këtë çështje.

Derisa për PDK-në ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion ka veç vonim e jo shpëtim, për AAK-në rrëzimi i këtij versioni është i sigurt.