Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj e O’Connell diskutojnë për aktualitetin politik në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim ministri dhe ambasadori britanik biseduan për aktualitetin politik në Kosovë dhe angazhimet e përbashkëta mes dy vendeve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sefaj e falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

“Sefaj ritheksoi rëndësinë e partneritetit dhe miqësisë mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, në procesin e shtetndërtimit dhe në konsolidimin e demokracisë”, thuhet në komunikatë.

O’Connell shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.