Shkup, 19 janar - Përkundër paralajmërimeve për hapjen e shpejtë të kalimit kufitar Bellanoc-Stançiç, që lidh vendin tonë me Kosovën, edhe ky fillimvit e gjen këtë kufi të mbyllur. Kjo madje ishte një ndër temat për të cilën u diskutua në takimin e parë të Komitetit të përbashkët për integrim evopian të dyja vendeve. Ministrja për integrim evropian e Kosovës Dhurata Hoxha, vendi i së cilës duhet të merret me ndërtimin e pikës kufitare, tha se në qeveri është diskutuar për përshpejtimin e procedurave.
"Në Qeverinë e Republikës së Kosovës e kemi ngritur këtë çështje, e kemi diskutuar pra nga ana jonë edhe ne jemi duke i ndërmarrë dhe po ndërmarrim veprimet të cilat do të përshpejtojnë këtë proces dhe jemi në koordinim dhe do të vazhdojmë këtë koordinim të ngushtë edhe me zyrën e BE-së që me të vërtetë sa më shpejtë qytetarët të mund të lëvizin edhe nga ajo pikë kufitare", deklaroi ministrja për Integrim Evropian e Kosovës Dhurata Hoxha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZv. kryeministri Bujar Osmani pranoi se Maqedonia tashmë nuk ka në duar asgjë për të ndërtuar pikën kufitar dhe se me këtë merret pala kosovare dhe misioni i BE-së atje.
"Tash obligimi është tek delegacioni i BE-së, mesa e di është delegacioni i BE-së në Kosovë i cili bën procedurën e prokurimit të ndërtimit të këtij objekti", tha zv kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Neglizhenca e organeve kompetente të Maqedonisë solli humbjen e 1.2 milion eurove fonde të Bashkimit evropian, të parapara për këtë pikë kufitare.