Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Heroi Xheladin Gashi prej sot edhe në pullë postare

Posta e Kosovës ka promovuar pullën postare në nder të gjeneral Xheladin Gashi-Plaku.

Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se “Plaku” ishte një personalitet me guxim e atdhetar. Hoxha foli për jetën dhe veprën e gjeneral “Plakut” duke thënë se respekti për jetën dhe veprën e tij do të jetojë gjithmonë, raporton KP.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi se “Plaku” ishte njëri nga njerëzit më kontributdhënës për vendin.

Veseli tha se sot është ditë e veçantë për Kosovës dhe se “Plaku” është shpallur hero i Kosovës me plot të drejtë sepse “ai vërtetë ishte dhe është hero i Kosovës”.

Në emër të bashkëluftëtareve dhe bashkëveprimtarëve foli Nait Hasani i cili tha se “Plaku” ishte mësues e ideator. Hasani tha se “Plaku” ishte ai që u jepte guxim, vullnet për të ecur përpara me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se ajo që është e rëndësishme është se “Plaku” edhe tash është në mesin e të gjallëve me punën dhe veprën e tij.

Në emër të familjes së “Plakut” të pranishmit i përshëndeti djali i heroit, Arsim Gashi, i cili tha se me promovimin e kësaj pulle postare po nderohet lufta çlirimtare e UÇK-së.