00:03 Avdyli flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës
Haxhi Avdyli i LDK-së, në Interaktiv të KTV-së foli edhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se ai është drejt përmirësimit.
“Gjendja e tij është drejt stabilizimit, ka përmirësime. Trajtimi po shkon mirë gjendja psikologjike është mirë. I duhet edhe pak rehabilitim i cili do të zgjatë disa ditë, disa ditë tjera do t’i kryejë në Kosovë”, tha ai e shtoi se rehabilitimi fizik mund të zgjatë, por konsultat e vendimet mund t’i bëjë edhe tani.
“Ende nuk dihet diagnoza e saktë. E ka dëmtuar pak sistemin muskulor”, shtoi ai.
Ndërkaq pse ai nuk u trajtua në Kosovë por në Gjermani, ai tha se QKUK-ja nuk i plotëson të gjitha kushtet.
“Ky është parimi bazë i të drejtave të njeriut. Është evidente që nuk është më mirë në QKUK se të trajtohet në Gjermani”, tha ai.
“Sëmundja e tij mund të trajtohet në QKUK, por kushtet nuk janë të mira sa për t’u trajtuar një ish-kryeministër”, tha ai.
Ai ka shtuar se Mustafa nuk ka pasur nevojë për ndihmë nga Qeveria e Kosovës, pasi vetë familja ia ka dalë mbanë t’i paguajë të gjitha shpenzimet.
00:00-Avdyli: Haradinaj ende s’e di a duhet a s’duhet të votohet demarkacioni
Për sa i përket demarkacionit, Haxhi Avdyli i LDK-së, tha se është bërë anakronizëm.
“U votua nga qeveria e u dërgua në komision, me një raport që ka shprehur shumë dyshime e paqartësi të mëdha. Këtu më pas u krijua huti edhe ma e madhe në opinion, nuk u ka ndihmuar fare as deputetëve të marrin vendim të qartë”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Ka thënë se tani është në duart e kryesisë së Kuvendit.
“Deputetët duhet të marrin vendim sipas bindjeve që i kanë marrë me kohë”, shtoi ai.
Avdyli tha se demarkacioni lidhet madje shumë edhe me liberalizimin e vizave.
“Ramush Haradinaj e ka udhëheq demarkacionin si kauzë të veten dhe e ka vendosë Kosovën e Kuvendin në qorrsokak. Demarkacioni duhet të zgjidhet, Kosova s’duhet të preukopohet”, tha ai.
Por ka thënë se Haradinaj ende nuk e di a duhet a nuk duhet të votohet demarkacioni.
“LDK do ta luajë rolin e vet dhe do të dëgjojë zërin e arsyes dhe qytetarëve”, tha ai.
“Partitë në koalicion të merren vesh a duhet a s’duhet votuar demarkacioni”, shtoi ai.
Ka thënë se lufta politike, ka hapësirë të bëhet në parlament, dhe se LDK-ja, po përcjellë mendimet e qytetarëve e koalicioni që po udhëheq Kosovën, “është pakicë”. Shtoi se kjo “pakicë”, të mos thirren në legjitimitetin e popullit sepse nuk janë përfaqësues të popullit.
Për sa i përket punës së Ramush Haradinajt si kryeministër, ai nuk pati fare fjalë të mira, madje 100 ditshin e parë të punës së tij e quajti skandaloze.
Për punën e Ramush Haradinajt, ai tha se njerëzit e panë “100 ditshin e tij me shumë skandale, vendime sipas tekeve, pa analiza, deklaratat e tij rreth rrogave, rriti paga e numër të zv.ministrave”.
Ai ka thënë se me këto vendime, veç ka tensionuar njerëzit, si për shembull, mësimdhënësit.
“Kryeministra ka e ka me pas gjithmonë. Mos ta konsiderojë vetën të dërguar të Zotit”, tha ai për Haradinajn, duke shtuar se po bën punë me jo seriozitet.
“Ka energji të tepruar e më pas merr vendime të këqija. Zgjatja e kësaj qeverisje vetëm se do të shkaktojë dëme. 100 ditshi ishte i dëmshëm, por 200 ditshi do të jetë edhe më i dëmshëm”, tha ai.
23:50 -Avdyli: Kosova s’ka kaçik të veprojë kundër Amerikës për Specialen
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova nuk ka fuqi që të veprojë kundër mendimit të Amerikës sa i përket Gjykatës Speciale.
Në Interaktiv të KTV-së, Avdyli ka thënë se nëse zhbëhet Gjykata Speciale, kthim prapa do të ketë vetëm Kosova si shtet, por jo Specialja, që “është e pakthyeshme”.
“Nuk ka shqiptarë që i gjykohet kësaj gjykate. Ishte Haga, ishte viti 2015. Nuk ka pasur kurrfarë reagimi. Por Hashim Thaçi i detyroi deputetët të votojnë dy herë për ta kaluar. Çka ndodhi tash? E njëjta është. Pse duhet tash në një kohë kur s’mund të kthehet? Tash mund të kthehet Kosova, por jo Specialja. Pse ta kthejmë Kosovën prapa? Është dashur shumë më herët që përmes diplomacisë ta rregullojmë këtë çështje. Është e padrejtë, por është vonë. S’kemi kaçik të shtyhemi me Amerikën e Evropën. Jemi shtet i brishtë. Jemi të varur nga ndihma e ndërkombëtarëve. Të gjitha janë fryt i Amerikës dhe evropianëve”, ka thënë ai. “Mes bashkëpunimit me Amerikën dhe diçkaje tjetër, ne duhet ta zgjedhim aleatin tonë kryesor. Nëse e humbin këtë po e humbim shtyllën kryesore të shtetit”.
Avdyli ka deklaruar se presidenti “Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrim për Gjykatën Speciale sepse tash nuk ka garanc për vete, siç kishte më 2015”.
Avdyli thotë se Nasim Haradinaj po flet në emër të treshes në krye të shtetit
Fyerje për shtetin e Kosovës dhe “pështyrje në fytyrë” e ka cilësuar deklaratën e Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Haxhi Avdyli.
Megjithatë, në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka shprehur bindjen se Haradinaj vetëm po e thotë atë që e mendojnë aktualisht krerët më të lartë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, e kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Kësisoj, ai e ka quajtur numrin dy të veteranëve kukull të politikës, që punon vetëm kur i jepet sinjali.
“Kjo deklaratë është një fyrje për shtetin e Kosovës. Është pështyrje në fytyrë e miqve të Kosovës që kanë bërë që ne të jemi këtu, me të cilët lidhet edhe ekzistenca jonë si shtet. Për ata që nuk kursyen asgjë, që për 78 ditë e net bombarduan Serbinë, kur ne nuk ishim në gjendje as një qytet ta marrim vet”, ka thënë Avdyli.
Ai ka thënë se kur fyhet ambasadori i një shteti është sikur fyhet i gjithë shteti.
Sipas Avdylit vetëm tre veta në botë sot e quajnë SHBA-në “palaço”.
“Kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong–un, i cili bile ka bombë atomike, Asadi në Siri dhe Nasim Haradinaj në Kosovë”.
“Megjithatë, Nesim Haradinaj nuk duhet të merret seriozisht. Një analfabet politik që ëshët krijuar si një lloj kukulle. Shoqata është e krijuar për t’u marrë me halle e probleme të veteranëve, e jo për t’u marrë me politika të mëdha të shtetit”, ka thënë Avdyli, që njëkohësisht është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.
Me ironi Avdyli ka thënë se megjithatë Nasim Haradinaj nuk ka faj.
“Sepse prapa tyre (Shoqatat e Veteranëve v.j.) janë Hashthim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Nasim haradinaj është duke folur me zërin e tyre, por vetëm ata nuk po e thonë këtë që po e thotë Nesim Haradijnaj. Këta liderë duhet të dalin hapur dhe ta thonë, e jo ta vendosin fatin e Kosovës në rrezik. Zhbërja e Speciales është provokim jo vetëm për SHBA-në por edhe për vet qenësinë e Kosovës, ku qytetarët po ndjehen të pasigurt çdo ditë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova ka investuar me dekada në miqësinë me Amerikën, “e sot pas 20 vjetësh që kur është kryer lufta, të dalë një person t’ia qet faqen e zezë Kosovës është e papranueshme”.
nuk flet në emër tim, se sa për informatë edhe vet jam veteran, e as në emër të veteranëve të tjerë por vetëm në emër të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt. Atyre, në momentin që ju duhet për pazare të veta vetëm e shtypin si pullë dhe këta ia nisin me u marrë me politika të mëdha”.
Avdyli ka thënë se është për keqardhje edhe deklarata e Haradinajt për vrasjet e pasluftës, e aq më tepër mostërheqja e tij nga ato fjalë.
“Të mos shprehësh keqardhje për humbjen e jetës së njeriut është vërtetë jo humane e jo morale. Kjo tregon s’e ata kanë humb rrugën, tregon që urrejtja ndaj LDK-së është shumë e madhe, dhe si duket qifti i këtyre njerëzve më shumë janë marrë me njerëzit e LDK-së se sa me armikun edhe gjatë luftës”, ka thënë Avdyli.