Miliona euro borxhe i janë grumbulluar Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si pasojë e mospagesës së taksave nga kompanitë të cilat ekploatojnë resurset minerale, shkruan sot Koha Ditore.
Kombinati metalurgjik “Trepça” është ndërmarrja e cila ka më së shumti borxhe të grumbulluara, përderisa borxhi total mbërrin në mbi 23 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, ka thënë se grumbullimi i këtij borxhi daton që nga 2005-ta, kur ky autoritet ishte krijuar. Në pamundësi të mbledhjes së taksave, sipas tij, dhjetëra kompani janë në procese gjyqësore me KPMM-në.
Nga borxhi i përgjithshëm 11 milionë e 500 mijë euro janë nga kompanitë private, të cilat u janë shmangur obligimeve. Sipas Krasniqit, përveç shmangies nga taksat, këto kompani nuk posedojnë as licencat për eksploatim. Ai nuk ka treguar emrat e këtyre kompanive, porse ka thënë se të njëjtave nuk u është lëshuar licenca.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)