Prokuroria e Shtetit i konsideron të pa ligjshme hetimet e nisura nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha ndaj 3 ish-anëtarëve e të KPK-së.
Sipas prokurorisë, prokurori Rexha në kundërshtim me Ligjin në fuqi, me qëllim të hakmarrjes për shkak të raporteve të mëhershme me ish-ushtruesen e detyrës së Kryeprokurorit Sevdije Morina, ka shkelur procedurat standarde të punës të Prokurorisë Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë letrën dërguar mediave thuhet se Rexha pa marrë leje nga askush ka nisur hetimet dhe ka kërkuar nga sekretariati i Këshilli Prokurorial të Kosovës, sigurimin e informatave të caktuara.
Ky institucion nisjen e këtyre hetimeve e ka vlerësuar si tendencë për denigrim të kolegëve nga ana e prokurorit Rexha.