Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, thekër, farë gruri, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemishte ekzistuese, material fidanor, për blegtori, bletari, pula vojse, dosa në riprodhim, për bujqësi organike, si dhe për thëllëza për vitin 2017, i cili parashihej të përfundonte më 27 mars, të zgjatet deri më 10 Prill 2017.
Në një njoftim për media kjo ministri ka njoftuar se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet, ku aplikimi për këto projekte ka përfunduar dje”.