Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pronarët e autopjesëve dhe hekurishteve protestojnë para Doganës

Përfaqësuesit e deponive, mbledhësve të hekurishteve dhe bizneseve të pjesëve të veturave në Kosovë, kanë protestuar sot para Doganës së Kosovës.

Musa Damati, avokat tha se 50 pronarë të autorizuar të autopjesëve të përdorura në nivel të Kosovës kërkojnë nga ana e Doganës zgjidhjen e problematikës së tyre, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të kundërtën përmes të autorizuarit të tyre ata paralajmërojnë inicimin e procedurës së konfliktit administrativ me anë të deponimit të padisë në gjykatën kompetente.

Ai tha se këto kompani janë tatimpaguese të shtetit të Kosovës dhe tërë ajo që po kërkojnë nga ana e Doganës është që t’i lejojë që mjetet e tyre t’i doganojnë, t’i paguajnë tatimet në mënyrë proporcionale.

Këta pronarë kërkojnë që taksat e tyre t’i derdhin në buxhetin e konsoliduar të Kosovës dhe nëse institucionet relevante nuk janë të afta që me politikat e tyre fiskalizuese t’i inkurajojnë bizneset ata të paktën nuk duhet t’i pengojnë në ushtrimin e afarizmit të tyre.