Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oliver Ivanoviq del në rigjykim më 24 mars

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq, do të përballet me rigjykim më 24 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në seancën përgatitore, e cila u mbajt më 7 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me dyer të mbyllura, gjyqtarja e EULEX-it Roxana Komsa njoftoi se paneli ndërkombëtar i gjykatësve të përbëhet edhe nga një gjyqtar kroat dhe slloven, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicë, më 22 shkurt të këtij viti, ia kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq.