Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rektori apel politikës që t’i mbajë duart larg Universitetit

Edhe pse Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është institucion publik autonom i arsimit të lartë, Senati i UP-së është dashur të mos e miratojë Rregulloren për avancime akademike javën e kaluar, meqë e kanë marrë një kërkesë të tillë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi. Përmes kërkesës drejtuar rektorit Marjan Dema, ministri ka kërkuar që organet e UP-së të mos aprovojnë dokumente që lidhen me avancimet akademike me arsyetimin se MASHT-i është duke hartuar një udhëzim administrativ që do të adresojë çështjet e punimeve shkencore në nivel vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Një kërkesë të tillë rektori e ka quajtur ndërhyrje në punën e Universitetit të Prishtinës dhe ka thënë se nuk ka informata për përmbajtjen e këtij udhëzimi administrativ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I kontaktuar nga gazeta, ministri nuk është përgjigjur rreth kësaj kërkese drejtuar UP-së, derisa këshilltari i tij, Valmir Gashi, e ka arsyetuar duke thënë se kjo është bërë pasi MASHT-i është në finalizim të udhëzimit që do të merret me avancime akademike.

Pjesëtarë të shoqërisë civile nxjerrjen e udhëzimit nga MASHT-i e kanë arsyetuar, duke thënë se Ministria ka të drejtë përmes udhëzimit të definojë se çfarë janë revistat me recension ndërkombëtar, por nuk kanë komentuar nëse përbën ndërhyrje kërkesa zyrtare e ministrit drejtuar rektorit, që Senati të mos miratojë dokumente për avancime.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.