Policia e Shqipërisë ua ka dorëzuar autoriteteve kosovare të policisë në pikë-kalimin kufitar Morin-Vërmicë, shtetasin Astrit Th. nga Gjakova, i dënuar në mungesë nga gjykata e këtij rajoni me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "vjedhje me dhunë" dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Arrestimi i 31-vjeçarit nga Gjakova është bërë nga Policia e aeroportit të Rinasit në Tiranë, kur ai po kthehej nga Zvicra me një pasaportë të Shqipërisë të falsifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një njoftim të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri thuhet se Astrit Th., 31 vjeç ishte kthyer në kategorinë “deportiv” nga autoritetet policore zvicerane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.