Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti “Kumanova”, dëshmon i akuzuari Valdet Zekaj

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” duhet të dëshmojë i akuzuari Valdet Zekaj.

Në seancën e kaluar para trupit gjykues dëshmi dha i akuzuari Enver Hoxha-Klain, i cili hodhi poshtë akuzat për terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni ka qenë i ftuar pas shqetësimeve të paraqitura lidhur me të drejtat e shqiptarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në dëshminë e tij ai nuk përmendi asnjë emër lidhur me pretendimet se ka qenë i ftuar për të mbrojtur shqiptarët në rast të përshkallëzimit të situatës e cila u tensionua pas publikimit të skandalit me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetërorë, transmeton KP.

Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona nën aktakuzën për terrorizëm për përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj në të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.