Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së për dështimin e tubimit të Kryesisë së Kuvendit

Pas mesazhit që dha nga Biblioteka Kombëtare për të gjithë ata që tentojnë ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, Delawie vazhdoi drejt presidencës, ku takoi presidentin Hashim Thaçi, por larg medieve, raporton KTV.

Në takim u tha se ishte edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, por ajo u mohua nga zyra e këtij të fundit. Nga ana tjetër, mbledhja e kryesisë dështoi në mungesë kuorumi. Veseli nuk doli fare para gazetarëve, por Avdullah Hoti i LDK-së tha se kjo tregon se institucionet e Kosovës janë jofunksionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti tha se shfuqizimi i Speciales ishte në rend dite, duke treguar se si do të vepronte LDK-ja kur do t’i vinte radha asaj pike për diskutim.

Ndërsa për AAK-në qëndrimi kundër Speciales mbetet i pandryshuar. Ahmet Isufi ka thënë se nënshkrimet e deputetëve janë ende valide dhe më tutje presin se si do të vendoset për këtë çështje.

Përfaqësues nga Vetëvendosje nuk kanë dashur të deklarohen para gazetarëve, derisa Glauk Konjufca është parë të vijë në takim kur ai veçse kishte përfunduar.

Ndërkohë, aty të gjithë e kanë dënuar vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, duke kërkuar që organet e drejtësisë të zbardhin sa më parë vrasjen dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.