Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat janë vërejtjet e Delawie për ata që përpiqen ta shfuqizojnë Specialen

Si asnjëherë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ua ka tërhequr vërejtjen politikanëve në Kosovë, raporton KTV.

E gjithë porosia ka qenë për shkak të iniciativës për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se Kosova ka dhënë përkushtimin e vet për drejtësi, por kjo tani është në rrezik. Përfaqësuesi i SHBA-së në Kosovë ka kujtuar ndihmën e vendit të tij për luftën në Kosovë e ka thënë se sakrifica e ushtarëve amerikanë për të mbrojtur parimin e drejtësisë, është borxh që duhet të kthehet edhe sot.

Ai ka shtuar se ka udhëheqës të kohës së luftës, që kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, për çka duhet të japin llogari dhe kjo është përse është krijuar Gjykata Speciale.

Delawie ka thënë se Kosova nuk ka demonstruar se është e aftë të ndajë drejtësi për raste të profilit të lartë dhe se dëshmitarët vazhdojnë të kërcënohen.