Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka refuzuar ta dekretojë Ligjin që e njeh gjuhën shqipe si zyrtare në krejt Maqedoninë.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, ka thënë mes tjerash Ivanov në një paraqitje para gazetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 11 janar, 69 deputetë votuan pro për ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Sipas dispozitave ligjore, ekziston e drejta e vetos suspenduese, ku kryetari i vendit mund të vendosë të mos e nënshkruajë dekretin e shpalljes së ligjit. Në atë rast, Kuvendi e shqyrton përsëri ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari është i detyruar ta nënshkruajë dekretin.