Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Haradinaj theksoi se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e vlerësoi me rëndësi emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin e përbashkët të kryeministrit Haradinaj me kryetarin Xhaferi u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve”, thuhet në komunikatë.
Haradinaj përshëndeti miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të avancojë dhe promovojë raportet ndërmjet qytetarëve në Maqedoni.
Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, falënderoi kryeministrin për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok.
Haradinaj i dhuroi Xhaferit plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.