Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët e Kosovës e përkrahin Vuçiqin më shumë se herëve të tjera

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës do ta përkrahin Aleksandar Vuçiqin për kryetar të Serbisë duke shtuar se kësaj radhe se përkrahja do të jetë edhe më e madhe se sa në zgjedhjet e shkuara parlamentare, transmeton koha.net.

"Jam i sigurt se serbët në Kosovë me përqindje edhe më të madhe sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare, do ta përkrahin Vuçiqin për kryetar të Serbisë", ka thënë Jevtiq për televizionin Palma plus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas fjalëve të tij, përkrahja do të jetë mesazh i qartë i serbëve të Kosovës dhe përkrahje për politikën e Vuçiqit.

"Kjo do të jetë përkrahje e rrugës në të cilën aktualisht gjendet Serbia e ajo është rruga e përparimit dhe e zhvillimit në çdo kuptim”, ka thënë ai.