Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për kryeheroin tonë kombëtar, Gjergj Katrioti – Skënderbeun.
Ai, ka thënë se Skënderbeu, i cili ishte në krye të shtetit të Arbrit, i bëri qëndresë pushtimit të Otomanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i plotë i tij:
“Para 550 vjetësh vdiq njëri nga gjeneralët më të shquar evropian, Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë pushtimit të Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane.
Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor.
Përgjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, kudo në trojet shqiptare”.