Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Themelore e Prizrenit vjet zgjidhi 43643 lëndë, i mbetën edhe 17597

Gjykata Themelore e Prizrenit ka prezantuar sot raportin vjetor të punës së saj për vitin 2017. Kryetari Ymer Hoxha me këtë rast tha se është zvogëluar numri i lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2017.

Gjykata Themelore në Prizren

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017

Lëndë të ardhura gjatë vitit

2017

Gjithsej. lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017

Lëndë të kryera gjatë vitit 2017

Lëndë të mbetura në fund të vitit

2017

29283

31957

61240

43643

17597

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017

Lëndë të ardhura gjatë vitit

2017

Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017

Lëndë të kryera gjatë vitit

2017

Lëndë të mbetura në fund të vitit

2017

17175

8217

25392

17521

7871

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017

Lëndë të ardhura gjatë vitit

2017

Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor

2017

Lëndë të kryera gjatë vitit

2017

Lëndë të mbetura në fund të vitit

2017

1361

3095

4456

3061

1395

Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarrë në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2017.

Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2017 në përqindje ka qenë - Gjykata Themelore e Prizrenit me 136.57%, dega e saj në Suharekë me 213.23%, dhe ajo në Dragash me 98.90%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të Gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët, tha ai.

Statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, siç tha ai, i rëndon më tepër Divizioni i Kundërvajtjes, ndërsa lëndët me peshë, si ato të Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvogëlohet dukshëm.

Sipas kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtorë profesionalë, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë.