Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mihajlloviq thotë se “terroristët luajtën letrën e përçarjes” në vrasjen e Ivanoviqit

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ka bërë thirrje për unitet midis qytetarëve dhe atyre që e udhëheqin vendin. Pa këtë unitet nuk ka as përparim të Serbisë, është shprehur ajo dhe ka shtuar se “këtë e dinë edhe ata që organizuan vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke luajtur letrën e përçarjes dhe të jounitetit midis qytetarëve të Serbisë”. Mihajlloviq ka thënë po ashtu se “terroristët nuk do t’ia dalin dhe kjo nuk do t’u ketë sukses”, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Mihajlloviq tha se “Serbia gjithmonë në momentet e vështira ka qenë unike” dhe këtë e tregon presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq, i cili gjatë kësaj fundjave do të jetë me ata që e kanë më së rëndi, me serbët e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qytetarët i dallojnë qartë të gjithë ata që me papërgjegjësinë më të madhe përpiqen që vrasjen e Ivanoviqit ta shfrytëzojnë për të sulmuar presidentin Vuçiq, Qeverinë e Serbisë dhe SNS-në” (partinë e Vuçiqit, sqarim ynë). “Kjo është e turpshme. Në këtë mënyrë vetëm i shkaktojnë dëm shtetit dhe qytetarëve dhe kjo është ajo që kanë dashur organizatorët e këtij akti terrorist, pra jounitetin në Serbi. Por kjo nuk do të ketë sukses”, është shprehur Mihajlloviq pa saktësuar se kush janë ata, transmeton Koha.net.