Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë përkrahje për familjen Ivanoviq, si dhe të krijojë lehtësira për përcjelljen e kortezhit mortor deri në pikën e kalimit kufitar.
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit, thotë se janë duke i kryer të gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Institucionet e Republikës së Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë MPB në një komunikatë për media.
Dje në orët e hershme të mëngjesit është vrarë me armë zjarri politikani serb, Oliver Ivanoviq, para zyrës së partisë së tij, Iniciativa Qytetare SDP.