Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Kryesisë

Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, ku, përveç disa pikave tjera të rendit të ditës, ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Megjithëse u bë një orë, në kryesi nuk erdhën përfaqësuesit e minoritetit serb dhe të Vetëvendosjes, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avullah Hoti, Shef i GP të LDK-së, ka thënë se pas një orë pritjeje, mbledhja nuk u mbajt.

“Ne u paraqitëm në bazë të ftesës. Është më se e qartë se ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e Kryesisë e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal”, tha Hoti.

Derisa pritej që të fillojë mbledhja, mësohet se Ambasadori Amerikan Greg Delawie ishte në një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Para kësaj, Delawie, në një adresim për media, ka thënë se të gjithë ata që përkrahin shfuqizimin e Speciales do të përballen me pasoja të rënda.