Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përkujtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes.
Sipas Haradinajt, 17 janari është data që shqiptarëve ua kujton zinë por edhe guximin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Haradinajt në Facebook:
17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t'i tubuar e për t'u prirë shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje - flijimin për atdhe.
Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.