Derisa është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritje të pagave të zyrtarëve qeveritarë dhe një pjese të shërbyesve civilë, vendim i cili ka afektuar automatikisht edhe në rritje të pagës së presidentit, si dhe pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ende nuk është hartuar Projektligji i ri për pagat, shkruan sot Koha Ditore.
Ai nga Qeveria pritet të procedohet në Kuvend tek në qershor të këtij viti. Ndërsa nëse shkon me procedurë të rregullt deri në miratimin e tij në Kuvend, duhen edhe rreth katër muaj, që i bie që nivelim të pagave nuk do të ketë deri në fund të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak se ende në Qeveri nuk është miratuar koncept-dokumenti për Projektligjin për Pagat, ai nuk është përfshirë as në programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2018. Sipas ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ky koncept-dokument do të miratohet në Qeveri gjatë kësaj jave.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.