Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci thotë se në vrasjen e Ivanoviqit mund të jetë përfshirë edhe Rusia

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë dhe ish –ambasadori ndërlidhës i Kosovës në Serbi Lulzim Peci pret përshkallëzim trazim të sigurisë në veri pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

Ai në Facebook ka shkruar se në këtë vrasje mund të jetë përfshirë edhe Rusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është shkrimi i plotë i Pecit:

“Vrasja e Ivanoviqit do te jete nje gur i rende qe do te trazon paqen dhe sigurine ne veri, si dhe perspektiven e pluralizmit politik te serbeve te Kosoves.

Kjo vrasje qe u krye derisa Ivanoviqi ishte ne proces gjyqesor eshte shume simptomatike. Vetem zbulimi i kryeseve dhe urdher-dhenesve te kesaj vrasjeje dhe denimi i tyre mund te krijoj rrethana per besimin e qytetareve te veriut ne shtetin e ligjit dhe jo ne sundimin e bandave dhe terrorit.

Zbardhja e kesaj vrasjeje nga autoritet e sigurise se Kosoves eshte jo vetem detyre, por edhe domosdoshmeri per nje te ardhme me te sigurte dhe te lire te komunitetit serb ne vendin tone.

Me kete rast, Serbia duhet t’i le anash spektaklet dhe te merre pergjegjesine per instalimin e bandave parashteterore ne veri te vendit.

Ketu, nuk mundet te neglizhohet edhe mundesia e interferimit te Rusise ne kete ngjarje. Tentim puci ne Malin e zi eshte ende i fresket, ndersa trazirat e mundshme ne Kosove, askujt nuk i shkojne pershtati, me shume se sa politikes se aq rivalizuese te Kremlinit me Perendimin ne Ballkan”.