Me një kumtesë, partia Vetëvendosje ka thënë se p”Pushteti po mundohet t'i riaktualizojë aksionet e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosjes nëpërmjet paralajmërimeve për arrestime të reja, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, Policia sot në mbrëmje e ka kërkuar në shtëpinë e tij aktivistin Ardian Huli për aksionin e heqjes së grilave të oborrit të Qeverisë në fundin e gushtit 2015, kur kishte kryer këtë aksion në kuadër të veprimeve të para, në kundërshtim të marrëveshjes së dëmshme për themelimin e 'Zajednicës' në Kosovë. Me të filluar aksionet, Qeveria kishte vendosur që të krijojë barriera të reja me qytetarët dhe kishte rritur rrethojat e Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Vetëvendosjes barrierat e tilla nuk i përkasin një shteti demokratik. Ndërkaq, kundërshtimi i 'Zajednicës' ka hasur në përkrahje të madhe popullore, kurse vetë ky projekt është hedhur poshtë nga ekspertët. Këto janë arsye të mjaftueshme që përndjekja e aktivistëve është e panevojshme dhe po bëhet për arsye të tjera e që janë politike.