Avokati Arianit Koci në Rubikon të KTV-së duke folur për vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, ka thënë se pistë hetimesh janë kamerat të cilat ekzistojnë në veriun e Mitrovicës.
Ai ka thënë se në çdo lagje të veriut vite më parë janë instaluar këto kamera. Sipas Kocit, ato janë ende aktive, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse duam të dimë me të vërtetë se kush e ka bërë vrasjen duhet të fillojmë prej këtyre kamerave, ato kamera ende ekzistojnë dhe janë aktive”, ka thënë ai.
Koci theksoi se duket qartë një frymë e politikës së Vuçiqit, i cili për momentin reflekton se nuk ka interes dhe nuk është i gatshëm të vazhdoj me bisedimet dhe marrëveshjen e Brukselit.