Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rektorët të shqetësuar me qasjen e MASHT-it ndaj reformës në universitete

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Konferenca e Rektorëve në përbërje të plotë shprehë shqetësimin lidhur me qasjen e MASHT ndaj reformës së Universiteteve publike. Kjo qasje ka ngjallur shqetësime në mesin e studentëve dhe te personeli akademik e administrativ i universiteteve publike, njofton kumtesa pas takimet .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne, rektorët e universiteteve publike, e përkrahim çdo iniciativë që shkon në funksion të ngritjes së cilësisë dhe për profilizimin e universiteteve publike, e cila do të rrjedhë nga bashkëpunimi me universitetet”, thotë kumtesa, përcjell Koha.net.

Sipas kumtesës, pjesëmarrja e personelit akademik të universiteteve publike në grupet punuese të MASHT-it, do të sillte diskutime serioze dhe profesionale për kahen e arsimit të lartë në Kosovë, duke i kontribuar zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë sonë.