Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas përfundimi të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka thënë se vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit do të zbulohen e do të dënohen dhe se ka detaje interesante e indicie për drejtimin e mundshëm të hetimeve, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se do të ishte normale që Serbia të pranonte kërkesën për të marrë pjesë në hetime në territorin e Kosovës, përcjell FoNet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Prokuroria serbe për krim të organizuar do të fillojë procedurën para hetuese ashtu që do të kërkojë informata të nevojshme nga polica, shërbimet e agjencive informative dhe trupat tjerë.
“Nëse vrasësi ka emër e mbiemër serb, ai nuk është serb”, ka thënë Vuçiq.