Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtoresha e ATSH-së viziton KosovaPress-in, kërkohet thellim bashkëpunimi

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) Armela Krasniqi, ka vizituar sot Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, e cila ka një bashkëpunim tash e disa vite me ATSH-në.

Krasniqi me të marrë detyrën e re, si drejtoreshë e ATSH-së ka zgjedhur që ta vizitoj KosovaPress-in, me qëllim që të njihet për së afërmi me punën dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtejme në të ardhmen, mes dy agjencive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E gjatë kësaj vizite u diskutua dhe për projekte të përbashkëta të të dy agjencive të lajmeve në të ardhmen, me qëllim të informimit sa më të saktë dhe më të plotë, për të dyja vendet dhe për potencialet që posedojnë të dyja vendet, Shqipërisë dhe Kosovës.

Image

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së lajmeve KosovaPress, Suzana Rakovica duke uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re, u shpreh e bindur që bashkëpunimi mes dy agjencive, do të vazhdojw dhe në të ardhmen, me qëllim që të përçohen lajme të mira për të dyja vendet dhe të bëhet një pasqyrim i gjendjes reale, jo vetëm në aspektin politik, por dhe në sferat tjera, ekonomike e sociale.

Image

“Ne me ATSH-në bashkëpunojmë tash e disa vite. Ne duhet të jemi ata që duhet të përçojmë mesazhe të mira, për të dy vendet tona, si zhvillimi ekonomik, politik dhe për të gjitha sferat. ATSH dhe KoosvaPress, janë shumë të rëndësishme, që t’i transmetojmë ngjarjet e rëndësishme që ndodhin në të dyja vendet. Është sukses yni nëse ne mund të japim mesazhe të mira dhe jashtë trojeve shqiptare, sidomos tek diaspora. Jemi një. Të bëjmë bashkërisht projekte. Ju uroj shumë suksese sepse ke shumë sfida përpara”, tha ajo.

Image

e përgjithshme e ATSH-së Armela Krasniqi, tha se nuk mund ta fillonte detyrën më mirë e mw ndryshe, se sa ta vizitojw Kosovën dhe partnerin e ATSH-së në Kosovë, KosovaPress. Krasniqi e cila u fascinua me punën që bën KosovaPress dhe me shërbimet që kjo agjenci ofron për klientët e saj në kohë reale, tha se të dy agjencitë do të shkëmbejnë ide, materiale dhe projekte të përbashkëta.

Image

“Unë nuk mund ta filloja detyrën ndryshe, e më bukur se sa duke ardhur në radhë të parë në Kosovë. Pikërisht këtu e kemi partnerin në Kosovë, që është KosovaPress. E kisha të domosdoshme për të njohur koleget këtu. Për të ditur si funksionon dhe për të parë, një mundësi bashkëpunimi më të thelluar. Për të shtjelluar disa ide, për të parë se ne çfarë mund të iu shërbejmë juve, çfarë mund të sjellim këtu, çfarë materialesh. Çfarë intervistash dhe çfarë shërbimi ju kërkoni nga pala jonë dhe çfarë mund të iu kërkojmë juve. Iu falënderoj për pritjen dhe për çdo ide. Një gjë që unë e shoh si mangësi mes dy palëve, mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kosova e njeh shumë bregdetin dhe vijnë e frekuentojnë. Ndërsa Shqipëria, nuk ka njohuri të mjaftueshme për disa zona turistike dimërore, që ofron Kosova dhe të cilat duhet t’i prezantojmë. Mos të shkojnë diku tjetër për të kaluar një fund jave, por të vijnë në Kosovë. Duke ia bërë të njohur përmes mjeteve të informimit. Do të kemi më shumë impakt dhe në rritjen e shkëmbimit, të vijnë t’i shfrytëzojnë paratë në Kosovë. Ky lloj i formacioni mungon, nuk është i plotë në krahun tonë", tha Krasniqi.

Ndërsa tha se të dyja agjencionet mund të bëjnë dhe më shumë sa i përket informimit rreth mundësive për investitorët potencial nga të dyja vendet, pasi që qytetarët nuk janë sa duhet të informuar për mundësitë ekonomike dhe të turizmit për të dy vendet tona.

Image

“ Në këtë pikë ne mund të informojmë shumë mirë dhe gjithë investitorët, në dy krahët për të treguar cilat janë mundësitë. Cilat janë politikat fiskale dhe ku mund të investohet. Projekte të reja ku kërkohet investim në Shqipëri apo Kosovë. Duhet të kemi me shumë. Sepse dimë vetëm pjesën politike, por pjesën ekonomike, pjesën e turizmit dhe pjesën sociale, e njohim shumë pak për njeri tjetrin. Dhe them se ndoshta ne si agjenci e kemi për detyrë, për tua bërë të ditur qytetarëve, t’i informojmë për të ardhur në Kosovë apo dhe në Shqipëri”, tha Krasniqi.

Image

Skënder Krasniqi, CEO në KosovaPress tha se të dy agjencitë kanë mundësi të shumta të bashkëpunimit, me qëllim që gjërat t’i shtyjnë përpara. Madje tha se të dy këto agjenci mund ta kenë në të ardhmen dhe projekte të përbashkëta, që qëllim kanë informimin për fushën e ekonomisë dhe turizmit.

“Mund të bashkëpunojmë më shumë dhe shumë gjëra së bashku, t’i shtyjmë përpara. Të kemi një projekt të përbashkët ATSH dhe KosovaPress në fushën e turizmit, ekonomisë dhe zhvillimit. Janë dhe projektet rajonale, të cilat BE është duke i suportuar”, tha Krasniqi.

Image

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka emëruar në fund të tetorit të vitit të kaluar, Armela Krasniqin si drejtuese e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Artikull i sponsorizuar