Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 2017 u rrit për 23 % numri i aksidenteve me fatalitet

Sonte në emisionin “Puls” u diskutua për gjendjen nga aksidentet në trafik.

Në emision të ftuar ishin Jeton Rexhepi, Drejtor i Drejtorisë për Preventivë dhe Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, Dalip Bega, Kryesues i divizionit për kundërvajtje në Gjykatën e Apelit, Basri Lenjani Drejtor i Shërbimit të Klinikës Emergjente në QKUK dhe Nol Dedaj, Ekspert i Komunikacionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jeton Rexhepi tha se në vitin 2017 nga aksidentet në trafik kanë vdekur 137 persona, ndërsa në vitin 2016 kanë vdekur 110 persona.

“Pra, në vitin 2017 është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet me 23% më shumë se në vitin 2016”, tha Rexhepi në “Puls”.

Ndërsa Dalip Bega, Kryesues i divizionit për kundërvajtje në Gjykatën e Apelit, tha se Policia e Kosovës tash e tutje ka të drejtën e shqiptimit të dënimit deri në 500 euro dhe se kjo, sipas tij, më nuk është punë e gjykatës por direkt e policisë.

“Ne do të fillojmë me zbatimin e këtij eksperimenti dhe besoj që do të jetë i zbatueshëm. Deri më tash policia nuk ka pas të drejtë të shqiptojë këso lloj gjoba pos gjobave mandatore. Po shpresojmë se më këtë ndryshim do të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik”, tha ai.

Basri Lenjani tha se sipas statistikave të shërbimit klinik emergjent në QKUK për vitin 2017, nga aksidentet në trafik janë lënduar 5789 persona.

“Është rritur numri i të lënduarve nga aksidentet. Sipas statistikave botërore, 50% e lëndimeve janë të kokës dhe qafës ndërsa 10% janë lëndime të boshtit kurrizor. Kemi mungesa të autoambulancave të personave të përgatitur”, tha ndër të tjera ai.

Lenjani tha se arsyeja pse vdekshmëria është e madhe nga aksidentet në komunikacion është se “ende ne nuk kemi krijuar ekipe mobile shëndetësore në komunikacion”.

Nol Dedaj, ekspert i Komunikacionit, tha se ligjet e komunikacionit janë të dështuara dhe këtë po e dëshmon edhe fakti se aksidentet me fatalitet u rriten për 23% përkundër ndryshimeve të ligjeve.

“As ky ligj nuk besoj që do të ndryshojë gjendjen në trafik. Sot policit i është lënë në dorë të dënojë dikën me 500 euro dhe me të ja marrë 3 pikë pa arsyeshmëri. Nuk ka personel profesional për aksidente as në Ministri të Infrastrukturës e as në ministri tjera. Duhet të përmirësohet çështja e importimit të makinave të vjetra. Infrastruktura rrugore është e tmerrshme, ju nuk e dini se çka ka në rrugët tona, shenjat që duhet të vendosen në qytet e janë të vendosura jashtë vendbanimeve, pra janë shumë të vogla dhe problemi i paramedikëve. Nuk ka poligon të sigurisë. Shikoje si merren patentshoferët, certifikata e mjekut të gjithëve ju lëshohet”, tha Dedaj.