Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Siç njofton Qeveria e Kosovës, energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë, përcjell Koha.net. “Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët”, thuhet më tej aty.