Dhjetë vjet ka ngritur aktakuza dhe i ka mbrojtur ato, duke ushtruar profesionin e prokurorit, pa pasur fare provim të Jurisprudencës.
Ky është Genc Juniku, i cili prej vitit 2000, kur ishte dekretuar nga UNMIK-u si zëvendëskryeprokuror i Gjakovës, ka ushtruar pozitën e prokurorit deri në vitin 2010, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse pa provim të jurisprudencës, Juniku thotë se kishte konkurruar për pozitën e gjyqtarit në ish-Gjykatën Komunale të Gjakovës, në konkursin e prillit të vitit 2000 të shpallur nga Komisioni Këshillëdhënës Konsultativ.
Sipas procesverbaleve të Komisionit Këshillëdhënës Konsultativ, për pozitën e gjykatësit kishte konkurruar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, por që ishte emëruar si zëvendësprokuror, njëjtë sikurse Genc Juniku.
Sipas dëshmive të Komisionit Këshillëdhënës Konsultativ, bartja ishte bërë për shkak të mungesës së kandidatëve me provim të Jurisprudencës, pa të cilin nuk mund të punonte askush si gjykatës.
Historia e Genc Junikut vërteton dëshmitë dhe deklaratat e dhëna të Komisionit Këshillëdhënës Konsultativ, të prezantuara gjatë hulumtimit të Kohavisionit dhe Betimit për Drejtësi mbi dosjen e manipuluar të jurisprudencës së Kryeprokurorit Lumezi, se në sistemin Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës ishin dekretuar kandidatë edhe pa provim të Jurisprudencës.
Anëtarët e këtij komisioni patën deklaruar se edhe vetë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kishte thënë se nuk e ka provimin e Jurisprudencës.
Vet Kryeprokurori Lumezi nuk është deklaruar për këto dëshmi të procesverbaleve, ndërsa vartësi i tij, Kujtim Munishi, e ka mbyllur rastin e hetimeve për dosjen Lumezi, pa pritur që t’i dorëzoheshin dosjet e emërimeve të gjykatësve dhe prokurorëve të vitit 2000 nga UNMIK-u dhe OSBE-ja.
Sidoqoftë, Genc Juniku për dhjetë vite ka punuar si prokuror pa provim të jurisprudencës, dhe ky fakt, thotë se e ka mbajtur atë nën ethe sepse çdo ditë ishte frikësuar do t’i kërkohej provimi i Jurisprudencës. Ashtu edhe ndodhi në vitin 2009/2010 kur ishte bërë pjesë e riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
Juniku ishte larguar nga sistemi prokurorial pikërisht për shkak se nuk e kishte pasur provimin e jurisprudencës.
Provimin e jurisprudencës e kishte dhënë pas dhjetë vjetësh pune si prokuror, përkatësisht më 16 korrik të 2011-ës. Prej prillit 2012, ai e ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë.