Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Në Reçak u vërtetua politika serbe e terrorit sistematik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.

Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, që mori përmasa të mëdha në vitet 1998 dhe 1999”, duket shtuar më tej se “Mëngjesi i 15 janarit 1999, ishte i rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën”, tha ai.

Thaçi shtoi se Reçaku me sakrificën e tij e zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike.

“Emërtimi i krimit me emrin e vërtetë nga miku i Kosovës, ambasadori Wiliam Walker ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës”, duke shtuar se sakrifica e Reçakut e përshpejtoi vënien në lëvizje të diplomacisë ndërkombëtare.

Thaçi tha se për herë të parë në historinë e Kosovës, u organizua një konferencë ndërkombëtare në Rambuje, ku pala shqiptare ishte e barabartë në tryezë. Kështu sipas tij, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërkombëtarizua maksimalisht.

“Nga kjo Konferencë doli dokumenti politik i cili i hapi rrugë intervenimit të NATO-s, për të mbrojtur popullatën e Kosovës”, duke theksuar se deri te këto zhvillime pozitive ne favor të Kosovës nuk do të arrihej pa mundin dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, pa sakrificën e Reçakut.

Ai shtoi se nuk do t’i harrojmë as krimet që regjimi serb i ka bërë në Kosovë, për të cilat një ditë do të japë përgjegjësi.

Thaçi theksoi se Kosova u çlirua dhe hapi kapitujt e ri të jetës së lirë.

“Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë”, pohoi ai.

Ai tha se Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare.

“Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni”, duke theksuar se ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar, të lirë dhe demokratike, që ishte edhe amaneti të rënëve për liri, çdo herë e më shumë po bëhet realitet.

Thaçi theksoi se miqësinë e ndërtuar me miqtë dhe aleatët, në kohë të vështira dhe në ditët e mira, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, e ruajmë dhe e kultivojmë si vlerë të përhershme.