Grupi parlamentar i PD po zhvillon një takim pak para seancës së Parlamentit të Shqipërisë, që do të mbahet në orën 17:00.
Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se do ti kërkohet Prokurores së Përgjithshme të kthehet në ligjshmëri, sepse është e paligjshme dhe nuk ka kompetencë të bëjë shkarkime apo emërime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita ka deklaruar se shumica po kap drejtësinë.
PD duket se do të kërkojë gjatë seancës së sotme edhe largimin e Gramoz Ruçit nga drejtimi i Kuvendit.
Ndërkohë në këtë mbledhja pritet të formësohet edhe strategjia e përballjes së opozitës në seancën e parë të vitit 2018 pas deklarimeve të saj së do të mbajë një proteste të madhe kundër qeverisë më 27 janar.