Anëtarësimi në Bashkimin Evropian vlerësohet si mundësia e vetme për stabilitet e prosperitet në Ballkanin Perëndimor nga raporti i Dhomës së Lordëve i Parlamentit britanik.
Megjithatë, qasja e BE-së, si dhe ngadalësimi i procesit të anëtarësimit të këtyre vendeve, sipas këtij raporti, jep pak shpresë në arritjen e këtij qëllimi, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shqetësuese fakti që mbështetja për anëtarësimin në BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor është zbehur. Qëndrime nga figura të larta të BE-së, siç është ai i presidentit të Komisionit Evropian për shtyrjen e integrimit, nuk janë shpresëdhënëse. Kjo nuk është në interesin e Mbretërisë së Bashkuar, përderisa anëtarësimi në BE mbetet rruga më e sigurt e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të arritur siguri, stabilitet e prosperitet”, thuhet në raportin me titullin “Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë raport kritikohet BE-ja për qasjen e saj ndaj regjionit, e cila i jep prioritet “stabilitetit para vlerave demokratike”. Kjo, sipas këtij raporti, është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe Perëndimi besojnë se është bërë progres në këtë rajon... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)