Kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës mund të dërgohet për një ekzaminim në Gjermani.
Ish-këshilltari i tij, Besnik Berisha ka thënë për KTV-në se nuk përjashtohet mundësia që të dërgohet në Gjermani por kjo ende nuk është vendosur përfundimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka një rekomandim nga mjekët këtu që për siguri dhe për të eliminu çfarëdo dyshimi, të dërgohet jashtë vendit dhe gjithashtu familja është e pajtimit që të merret një mendim tjetër jashtë vendit për gjendjen e tij”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se nuk flitet për gjendje të keqësuar krahasuar me ditët e para kur është shtruar në një spital privat në Prishtinë. Berisha, ka treguar se ai e ka vizituar Mustafën dje në spital dhe sipas tij, gjendja e tij ka qenë e mirë. Ish-kryeministri Isa Mustafa u shtrua në spital javën e kaluar dhe fillimisht u tha se bëhet fjalë vetëm për një grip sezonal.