Arianit Bytyçi, arkitekt nga Prishtina, ka folur për gjendjen e arkitekturës dhe të bërit arkitekturë në Kosovë. Ai ka evidentuar disa probleme, për të cilat pret të ketë ndryshim të qasjes.
Sipas tij, institucionet nuk e shohin ndërtimin si proces të krijimit të vlerave arkitektonike, por si proces tërësisht teknik dhe teknologjik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ligji i Ndërtimi tërësisht e sheh procesin e ndërtimit, si proces teknik dhe teknologjik. Nuk e sheh si proces të krijimit të vlerave arkitektonike. Kur fryma ligjore nuk është në frymën e krijimit të krijimtarisë arkitektonike, atëherë është pak problem që të krijohen rrethana për të bërë arkitekturë”, tha ai në një intervistë për Ndertimi.info.
Zgjidhje sheh që ligjet duhet të përmbajnë parime si promovimi i kualitetit arkitektonik, kualiteti vizual dhe të tjerë që janë pjesë e ligjeve në shumë vende të botës perëndimore.
Për më shumë, ai ka thënë se duhet sa më shpejt të hartohet një udhëzues i cili do të përcaktonte tarifat apo përqindjet e projektit në raport me investimet, që të dihet sa do të paguhet projekti, pasi kriteri me çmimin më të ulët është degradim mbi idenë.
“Është e çuditshme Një investim publik, qoftë ministri, qoftë akademi qoftë palestër në shumtën e rasteve përcaktues është kriteri çmimi më i lirë. Kjo është degradim. Nuk është njëjtë sikur të shpallësh konkurs apo tender për furnizim me letra tualeti një ministri, për dallim që duhet me zgjedh një kompani për të hartuar një projekt, që është si rezultat i idesë. Pra ideja nuk paguhet me çmimin më të lirë”, shtoi ai.