Mesatarisht që nga vitit 2001 në Kosovë çdo muaj janë shënuar 4.8 vetëvrasje. Shifrat që ka Policia e Kosovës për këtë fenomen tregojnë se për 17 vjet numri i të vetëvrarëve ka arritur në 975 persona, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë që shumë më i lartë është numri i atyre që kanë tentuar t’ia marrin vetes jetën. Kjo shifër për vitet 2001-2017 është 3 mijë e 646 persona. Për fillimin e këtij viti, Policia ende nuk ka shifra të grumbulluara për këtë fenomen. Mirëpo në bazë të raporteve 24-orëshe, ndonëse nuk ka ende të dhëna përfundimtare për raste të caktuara, flitet për katër vdekje të dyshuara si vetëvrasje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka bërë të ditur se ata i qasen aktit si akt dhe se i hetojnë këto raste kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë, ose kur konstatojnë veprat penale “shtyrja në vetëvrasje” apo “ndihma në vetëvrasje”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)