Avni Arifi emërohet shef i negociatave me Serbinë

Avni Arifi emërohet shef i negociatave me Serbinë

12 janar 2018 15:46

Qeveria e Kosovës emëroi sot Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se arsye pse është bërë një emërim i tillë është se Qeveria ka kërkuar që të emërohet një shef për negociata me Serbinë ndërsa dialogu politik sipas tij përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi, transmeton kp..

"Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhiq Tahiri(Edita Tahiri). Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës", tha Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen esaj ka diskutuar edhe për disa pika tjera ku ka miratuar propozim që Kuvendi të jap mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore si dhe propozimin për plotësimin e bordit të ndermarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Haradinaj me këtë rast ka dy kandidatë Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2018 për komunën e Lipjanit. Ministri Bedri Hamza tha se komuna e Lipjanit me vonesë ka aprovuar buxhetin. Buxheti për komunën e Lipjanit është 15 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme