Albert Krasniqi nga KDI-ja ka bërë një krahasim të lidhjes së koalicioneve qeverisëse mes partive në Gjermani dhe atyre në Kosovë.
Këtë krahasim Krasniqi e ka bërë teksa ka komentuar guximin e politikanëve në Kosovë për t’u krahasuar me ata në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur politikanët në Kosovë marrin guximin të krahasohen me ata në Gjermani Një krahasim sa i përket lidhjes së koalicioneve qeverisëse:
Në Gjermani: - Finalizimi i marrëveshjes për koalicion pas një takimi prej 24 orësh; - Pas bisedimeve është harutar një dokument prej 28 faqesh të cilin do ta paraqesin gjatë ditës para gazetarëve; - Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat... por thuhet se ato janë harmonizuar; - Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion”, ka treguar Krasniqi.
“Në Kosovë: - Marrëveshja arrihet brenda natës pas pranimit të një sms-i me ofertën për postin e Kryeministrit; - Dokumenti i marrëveshjes është një faqe dhe përmbanë ndarjen e posteve. Ti këtë ministri, unë atë ministri. - Gjatë bisedimeve, nuk është diskutuar fare për Demarkacionin, Asociacionin e shumë çështje tjera ngase nuk pajtohemi. - Për miratimin e marrëveshjeve nuk ka nevojë të pyetën organet e partisë, ngase për këtë vendos kryetari. E përbashkëta e keqe është se në të dy vendet u zvarrit formimi i Qeverisë së re”, ka shkruar ai në Facebook.