Ndarja e “Vetëvendosjes” nuk përjashtohet si opsion as prej ish-deputetit të këtij subjekti, Florin Krasniqi.
Megjithatë, sipas tij, Lëvizja do t’i mbijetojë këtij procesi me Albin Kurtin në krye.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do t’i mbijetojë sepse Albin Kurti ka personalitet dhe do t’i bëjë të gjithë ta kuptojnë se ardhja e tij në krye të VV-së nuk do ta dëmtojë partinë”, ka thënë ai.
Për të do të ishte e pranueshme një ndarje në bazë të programit por jo, siç thotë ai, për teke të dikujt.
“Nuk mund të ndahemi për teke të askujt. Nuk e di origjinën por mendoj se ka ardh si lodhje e njerëzve... përgjegjësia është e të gjithëve pse nuk e kanë shuar zjarrin kur ka qenë shumë i vogël si kur i kemi shuar më herët kur kemi pas cështje shumë më të mëdha”, u shpreh Krasniqi.