Pacientët në hemodializë të enjten kanë kundërshtuar ta pranojnë terapinë.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mungesën e njërit medikament të nevojshëm për ta, e të cilin nga muaji shtator janë detyruar ta blejnë vetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacientët thonë se nuk po e përballojnë financiarisht që të vazhdojnë të blejnë këtë ilaç.
Drejtori i Klinikës së Nefrologjisë, Ibrahim Rrudhani, ka thënë të kenë bërë disa herë kërkesë për furnizim me barna.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës se pse nuk është furnizuar Klinika e Nefrologjisë me këtë medikament.
Pacientët kanë paralajmëruar protesta nëse vazhdon e njëjta gjendje.