Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e Enver Malokut

Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e gazetarit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe te lapidari i tij në ‘Bregun e Diellit’ Prishtinë, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të 90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.