Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa jep detaje për sulmin ndaj tij, pranon se është intervistuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa, thotë se akoma e ka të paqartë sulmin ndaj tij nga dy zyrtarë policorë.

Të shtunën e fundit të vitit 2017, Mustafa ishte sulmuar në qendër të Prishtinës nga Nazim Sahiti, shef i sektorit për Krime të Rënda Ekonomike në Policinë e Kosovës, dhe policit Avni Berisha i njohur si ‘Tarkani’. Sot Mustafa publikoi një video të plotë të kësaj ngjarje, ndërsa ka shpjeguar në Interaktiv të KTV-së detaje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk e di pse ka ndodhë ai rast. Po të më shkonte mendja se do të ndodhte nuk do të ndodhte. Kam qenë i përcjellë. Po nisem nga video që kam parë. Vetura nga e cila dalin ata shihet se një minutë më herët është sill në atë rrugë. Më pas polici në fjalë del dhe na pret rrugën. Isha me Fatosin sepse jemi familjarë dhe është personi që rri më së shumti”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka treguar se i ka njohur të dy zyrtarët, por s’ka pasur kurrë konflikt me ta. Ai ka shpjeguar edhe për deklaratën e tij në stacionin policor, ku thotë se është ndier i kërcënuar për shkak të sjelljes së disa policëve.

“Të dy deklarojnë për mediat se Mustafa na ka sulmuar ndërsa ne ia kemi kthyer dhe kemi dashur ta arrestojmë, por ai ka ikur nga vendi dhe më pas e kemi pa se ka shkuar në polici. Kjo është e rrejshme sepse unë s’kam ik po kam shkuar në këmbë në stacionin e policisë. Stacioni i policisë për mua ishte një makth. Ka pasur momente kur për disa minuta kam qëndruar vetëm dhe jam ndier shumë i kërcënuar sepse kam qenë i vërshuar nga shumë policë civilë që janë sjellë në stacion që supozoj të jenë bërë për presion për ricilësim të Agronit dhe të ‘Tarkanit’ në këtë rast. Fillimisht jap deklaratë si viktimë dhe më pas statusi im ndryshon. ‘Tarkani’ del viktima e unë i dyshuari për sulm ndaj policit. Ishte një fat, që një dashamir, më përcjelli një video që kishte bërë video me celular dhe ajo video e qartësoi pak situatën, por e la sërish si në mjegull. Megjithatë, ajo nuk e lejoi ‘Tarkanin’ si viktimë, por si të dyshuar. Mua nuk më hoqën nga statusi i të dyshuarit. Sahiti e Fatosi ishin dëshmitarë. Deklarata ime u shqye. Ka pasur momente kur kam menduar përse erdha në stacion, kur jam viktimë dhe po dal si i dyshuar”, ka shtuar ai.

Mustafa po ashtu ka thënë për rastin e sulmit ndaj tij është caktuar inspektori Bardhyl Haxhimustafa, ndaj të cilit ka ngritur disa dyshime. Ka thënë se Haxhimustafa ka bërë pëlqime në Facebook disa postime që ishin denigrime ndaj Mustafës.

Mustafa ka pranuar se para gjashtë muajsh është intervistuar nën dyshimin për kontratën me Z-Mobile. Ka pranuar se është intervistuar për dyshimin për keqpërdorim të detyrës. Megjithatë, sipas tij ai është marrë në pyetje për gjërat që kanë ndodhur para se të bëhej drejtor i PTK-së.