Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të mërkurën ka marrë vendim për fillimin e procedurës hetimore për marrëveshjen e kompanisë IPKO dhe DigitAlbit për paketën televizive, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo procedurë ishte iniciuar pas ankesës që kishte bërë Telekomi i Kosovës në vitin 2014, e të cilën e kishte përsëritur sërish më 10 mars të vitit të kaluar, me pretendimin se IPKO0ja ka krijuar jashtëligjshëm pozitë dominuese në tregun e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autoriteti, duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A me seli në Prishtinë – “Dardania” p.n, me nr. prot. 298/15-01, datë 10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të marrëveshjes ekskluzive lidhur ndërmjet operatorëve ekonomikë IPKO-komunikimet me DigitAlb, sh.a., në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg”, thuhet në komunikatën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.